Përmbytje të rrugëve e dëme materiale pas shiut të dendur në Rahovec

0%

Shpërndaje në: Reshjet e dendura të shiut që prekën Rahovecin gjatë paradites të së hënës kanë shkaktuar përmbytje të rrugëve, vështirësi në qarkullim dhe dëme materiale në disa pjesë të qytetit.

Deri tash, rreth 10 qytetarë kanë raportuar dëme, ndërsa autoritetet komunale po vlerësojnë situatën dhe dëmet e shkaktuara Ilirjana Thaqi Qyteti i Rahovecit ka marrë shpejt veten pas shiut të rrëmbyeshëm gjatë mëngjesit të së hënës, por jo edhe në parking nëntokësor në këtë qytet.

Në parking janë dëmtuar disa makina që ishin të parkuara e uji ka vazhduar të qëndrojë edhe pasi rrugët e qytetit janë pastruar nga rëra e gjësendet tjera që ka sjellë uji. Nga Komuna e Rahovecit kanë thënë se rreth 10 persona kanë raportuar dëme materiale. “Zona më e prekur është qyteti i Rahovecit, konkretisht pjesa urbane, pasi reshjet më të mëdha kanë qenë në këtë zonë.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Ka pasur reshje edhe në zona të tjera, por jo me të njëjtin intensitet. Kemi pasur ankesa dhe shumë shpejt do të dalim me një raport më specifik. Përafërsisht janë rreth 10 persona që janë lajmëruar deri tani”, ka deklaruar Përparim Krasniqi, drejtor i Shërbimeve Publike në Rahovec.

Edhe LAJMET E MBRËMJES 7 jan 2026 Përmbytjet lënë disa komuna pa ujë të pijshëm, shtyhet fillimi i gjysmëvjetorit të dytë E Arbnor Mullabazi, drejtor i Urbanizmit në Komunën e Rahovecit, është shprehur se zgjidhje për shmangien e përmbytjeve në të ardhmen është zgjerimi i kanalit ekzistues.

“Për momentin, për shkak se na janë marrë mjetet të cilat i kemi pasur për investime kapitale, nuk kemi mundur të bëjmë intervenime, sepse nuk kemi pasur mjete. Komuna e ka punuar një kanal që shkon deri te rruga ‘Xhelal Hajda’ dhe deri te hyrja e parkingut. Ndoshta do të ishte mirë që ky kanal të zgjatet, për shkak të intensitetit të ujit.

Për rreth 40 minuta është mbledhur uji në parking. Nuk ka pasur persona brenda, ndërsa janë prekur vetëm tri vetura”, ka bërë të ditur Mullabazi. Nga policia në Gjakovë që mbulon këtë komunë, kanë thënë se situata ka qenë nën kontroll gjatë gjithë kohës. “Si pasojë e reshjeve të shiut ka pasur disa vështirësi në qarkullim, por pa pasur bllokim të rrugëve.

Situata ka qenë nën kontroll”, ka njoftuar Policia e Kosovës në Gjakovë. Rahoveci është komuna e fundit e prekur nga moti i paqëndrueshëm i ditëve të fundit. Edhe LAJMET E MBRËMJES 12 jan 2026 Mësimi nis në shumicën e komunave, hapen thirrje për aplikim për dëmet nga përmbytjet Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar vështirësi edhe në rrugën Ferizaj-Shkup, raporton EO.

Sipas pamjeve që janë publikuar në rrjetet sociale, kamionët dhe automjetet e tjera kanë lëvizur me vështirësi. Gjithashtu është publikuar edhe një video që ka treguar nënkalimin te Stacioni Policor në Ferizaj të mbushur me ujë.

Por, në një sqarim Komuna e Ferizaj ka njoftuar se reshjet intensive dhe të pandërprera që nga mëngjesi i hershëm sot, kanë shkaktuar disa vështirësi në qarkullim rrugor, porse gjendja sipas tyre është nën kontroll dhe ekipet e emergjencës janë në terren në intervenim të rasteve që janë paraqitur e po paraqiten.

Edhe LAJMET E MBRËMJES 13 jan 2026 Pasojat e vërshimeve – shumë qytetarë pa ujë të pijshëm, nis adresimi i dëmeve në infrastrukturë “Një video pak sekondëshe e nënkalimit të vërshuar te Stacioni Policor, po qarkullon në rrjete sociale duke e keqparaqitur gjendjen në Ferizaj, e vërteta është se ekipet emergjente kanë intervenuar menjëherë dhe se të gjitha nënkalimet dhe akset tjera rrugore në kompetencën lokale janë të qarkullueshme, andaj dezinformimet dhe paraqitjet e pak sekondave nga gjendja nën kushte të reshjeve intensive dhe të pandërprera nuk janë pasqyrim i drejtë i gjendjes në terren”, thuhet në sqarim.

Para pak ditësh u dëmtuan qindra hektarë tokë me të mbjella në Istog si pasojë e breshrit e dëme pësuan edhe disa komuna tjera nga një stuhi e madhe.

Burimi: Koha