​Haradinaj pas takimit me ministrin francez: Shpalosëm ofertën e

0%

Ish-kryeministri dhe ish-kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, u takua me ministrin e Deleguar për Çështje Evropiane të Francës, Benjamin Haddad. Haradinaj bëri të ditur pas takimit se bashkë me kolegët e Aleancës, shpalosën ofertën për krijimin e institucioneve, duke theksuar se gjashtë pikat e Aleancës janë thelbësore për zhvillimin dhe të ardhmen e vendit.

“Në takim me Ministrin e Deleguar për Çështje Evropiane të Francës, z. Benjamin Haddad, bashkë me kolegët deputetë nga Aleanca, biseduam për zhvillimet aktuale në Kosovë dhe për perspektivën evropiane të vendit tonë” , shkroi Haradinaj. “Shprehëm mirënjohjen ndaj z.

Haddad dhe shtetit Francës për përkahjen e vazhdueshme ndaj Kosovës, dhe kërkuam që kjo mbështetje të vazhdojë, veçanërisht në kandidaturën për anëtarësim në Këshillin e Evropës, marrjen e statusit të vendit kandidat dhe anëtarësimin e Kosovës në NATO”, shtoi Haradinaj, duke theksuar se Franca ka qenë dhe mbetet një ndër miqtë më të rëndësishëm të Kosovës, me një rol të çmuar në të gjitha etapat e rrugëtimit tonë drejt lirisë, pavarësisë dhe shtetndërtimit.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot