Një incident është regjistruar sot në ambientet e Kuvendit të Shqipërisë, ku kreu i “Partisë Mundësia”, Agron Shehaj, është larguar nga zyra e Kuvendit duke marrë me vete një dokument të klasifikuar si sekret që lidhet me marrëveshjen me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Pamjet tregojnë momentin kur Shehaj del me shpejtësi nga ambientet e Kuvendit, ndërsa pas tij shihet një punonjëse që përpiqet ta ndjekë. Gjatë nxitimit, punonjësja rrëzohet në shkallë dhe merr ndihmën e menjëhershme nga pjesëtarët e Gardës së Kuvendit. Sipas pamjeve, Shehaj largohet nga vendi i ngjarjes, ndërsa punonjësit e sigurisë ndërhyjnë për t’i dhënë ndihmë punonjëses së rrëzuar.
Ngjarja ka shkaktuar reagime dhe pritet të shoqërohet me sqarime të mëtejshme nga institucionet për mënyrën e trajtimit të dokumentit dhe rrethanat e incidentit. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!