Rikthimi i Eliza Hoxhës pas dy dekadash në skenë, me fjalë të mëdha

0%

Artistja Eliza Hoxha ka reaguar pas paraqitjes në koncertin e Yll Limanit, duke ndarë emocionet dhe mirënjohjen e saj për ftesën në këtë mbrëmje të veçantë. Ajo ka vlerësuar punën e Yllit, përkushtimin artistik dhe gjithë ekipin që qëndron pas produksionit, duke theksuar organizimin, aspektin vizual, audion dhe profesionalizmin e treguar në realizimin e koncertit.

Hoxha ka rrëfyer se rikthimi i saj në skenë pas 20 vitesh ishte emocionues dhe se ndihet krenare për një gjeneratë të re artistësh që po e zhvillojnë industrinë e muzikës me standarde bashkëkohore. Në vijim, postimi i plotë i saj: “Dy fjalë falenderimi për Yllin. Dje ishte një mbrëmje magjike për mua, se për Yllin këto janë tashmë të zakonshme.

Nuk e di si e qysh por ishte e pamundur me i thanë jo ftesës së Yllit.Për shumë arsye. E para se e njoh prej fëmijë kur ka qenë. E dyta se e vlerësoj shumë se si punon dhe çfarë përfaqëson. Dhe, e treta për komplet logjikën e punës së produksionit dhe asaj çfarë ndodhë në prapaskenë, një ekip i tërë që kujdeset për organizimin, aspektin vizual dhe të audios, menaxhimit, etj,etj,etj…

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Përtej që pata emocione me u kthy në skenë pas 20 vitesh, u ndjeva shumë krenare për një gjenerat të re që industrinë e muzikës e kupton dhe e kultivon me standarde botërore, ashtu si i ka hije. Faleminderit Ylli për këtë mundësi me qenë bashkë!Jam shumë krenare me ty! Shkëlqefsh përherë”.

Burimi: Telegrafi