Rusinovci: Fatkeqësisht Kosova ende s’ka fond për kompensimin e

0%

Shpërndaje në: Profesori i bujqësisë Imer Rusinovci, ka thënë se shkaku i breshrit e vërshimeve në ditët e fundit janë dëmtuar shumë kultura që janë mbjellë në pranverë. Ai ka thënë se dëmet janë të konsiderueshme dhe se duhet vlerësim nga ekipet profesionale për këtë.

Rusinovci në “Konfront” të KTV-së ka thënë se është fatkeqësi që Kosova ende nuk ka një fond për kompensim të dëmeve në bujqësi nga fatkeqësitë natyrore dhe se duhet krijuar një fond i tillë me ligj.

“Fatkeqësisht Kosova edhe sot e kësaj dite nuk e ka të siguruar me ligj një fond për kompensimin e dëmeve nga fatkeqësisht natyrore që në këtë rast janë shkaktuar nga breshri, vërshimet, ngricat pranverore e vjeshtore, temperaturat e larta. E fatkeqësitë natyrore vitet e fundit janë edhe më të shumta shkaku i çrregullimeve klimatike në nivel global”, ka thënë Rusinovci.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Rusinovci ka folur edhe për sisteme radarësh që kishte në Kosovë, për ta luftuar breshrin. Edhe Arbëri 19 mar 2026 Rasti “53-milionëshi”, eksperti financiar habitet me “Bechtel & Enkan” “Kemi pasur dy sisteme radarësh të cilat kanë koordinuar diku rreth 104 sisteme në zona ose në nivel vendi. Njëri ka qenë për rrafshin e Kosovës i vendosur në Koliq e tjetri në Klinë.

Kanë luftuar rretë që sjellin breshrin e i kanë shndërruar në shi”, tha Rusinovci. Ai ka treguar se nuk ka pasur vullnet institucional t’i drejtohet KFOR-it për aktivizim të këtyre sistemeve, por tha se nuk mund t’i ikë Kosova çrregullimeve klimatike në nivel global. “Është sfidë e madhe që e pret bujqësinë në nivel botëror. Duhet të punojmë ta funksionalizojmë atë sistem.

Duhet të mendohet seriozisht për periudha afatgjate”, tha Rusinovci. Rusinovci: Një kilogram grurë vlen sa një cigare Profesori i Fakultetit të Bujqësisë, ka thënë se është shumë e vështirë që të motivohen fermerët e bujqit, pasi nuk iu paguhet mundi. Ai fitimin e ka krahasuar me shpenzimet për cigare. Sipas Rusinovcit, një cigare përafërsisht bën sa një kilogram grurë.

Në emisionin “Konfront” në KTV, Rusinovci është shprehur se ky fitim i vogël i këtyre prodhuesve llogaritet pa ndonjë fatkeqësi natyrore e që do të mund t’i dëmtonte në tërësi. Edhe Arbëri 51 min. më parë Abdixhiku: Më 30 korrik përcaktojmë LDK-në, pas kësaj le të përcaktojmë Republikën “Duke pasur parasysh sfidat që i presin fermerët në vazhdimësi, dekurajimi mbetet prezent.

Unë sot e elaborova që është banalitet por një cigare është e barabartë me një kilogram grurë, diku përafërsisht 17 centë. Problemi te unë që e ligjëroj pjesën e drithrave është shumë vështirë ta motivosh fermerin për faktin se nuk kurorëzohet me efekt pozitiv financiar, pa përfshirë fatkeqësitë natyrore”, ka thënë Rusinovci.

Rusinovci ka bërë thrrje po ashtu që sektori i bujqësisë të mos politizohet.

Burimi: Koha