Sulmuesi i Athletic Bilbaos, Nico Williams, ka thënë se do të dëshironte të pensionohej te ky klub. Kjo deklaratë vjen pas spekulimeve në rritje se ai mund të largohet nga klubi i fëmijërisë. “Do të nënshkruaja për të qëndruar te Athletic Bilbao deri në fund të karrierës sime”, ka thënë Williamsi. Ai u përfol për një kalim te katalunasit, por kjo deklaratë duket se po i ndryshon hesapet.
Burimi:
Bota Sot
