SPAK dërgon në gjykatë 11 persona të dyshuar për trafik droge drejt

0%

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim një grup prej 11 personash, të dyshuar për përfshirje në një rrjet të trafikimit ndërkombëtar të narkotikëve.

Sipas SPAK-ut, të pandehurit akuzohen për vepra penale që lidhen me prodhimin dhe shitjen e narkotikëve, kryerjen e veprave në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal, si dhe veprime të tjera të ndërlidhura me aktivitetin kriminal të organizuar.

Nga hetimet rezulton se, që nga viti 2022, disa grupe kriminale me anëtarë shqiptarë dhe të huaj dyshohet se kanë organizuar trafikimin e sasive të konsiderueshme të lëndëve narkotike drejt Finlandës.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Sipas Prokurorisë së Posaçme, droga më pas shpërndahej dhe shitej në qytete të ndryshme të Finlandës përmes një rrjeti personash të përfshirë në shpërndarje, me qëllim sigurimin e përfitimeve të paligjshme financiare.

SPAK ka bërë të ditur se disa prej personave të dyshuar si pjesë e këtyre grupeve kriminale janë arrestuar dhe janë dënuar më herët nga autoritetet gjyqësore në Finlandë për veprimtari të ngjashme kriminale. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com