Hafiz Shala me akuza të forta ndaj opozitës: Synimi i tyre është

0%

Opinionisti Hafiz Shala ka reaguar me akuza të forta ndaj partive opozitare, duke i cilësuar ato si të “shantazhuara nga Serbia” dhe duke pretenduar se synimi i tyre i vetëm është largimi i kryeministrit Albin Kurti nga pushteti.

Në një shkrim të publikuar në rrjetet sociale, Shala akuzoi gjithashtu kryetarin e Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës, duke pretenduar se ai është rreshtuar me qëndrimet e Serbisë lidhur me rrënimin e objekteve pa leje në veri Sipas tij, vetëm Kurti mund të mbrojë interesat e shtetit, ndërsa opozitën e akuzoi për korrupsion, tradhti dhe bashkëpunim me Serbinë.

Shkrimi i plotë: Opozita e pamoralshme dhe e shantazhuar nga Serbia kurrë nuk mund të nxjerrë diçka në dritë. I ka zënë frika të gjithë hajdutët që e kanë vjedhur vendin, tradhtarët që iu dorëzuan Serbisë, ata që falën territore, ata të cilëve nuk u pengonin zyrat paralele në Skenderaj, në vendlindjen e heroit kombëtar Adem Jashari.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Ata që e vodhën shtetin derisa kriste pushka kundër shkaut dhe shtetit gjenocidal serb, me të cilin më vonë gjetën gjuhë të përbashkët dhe bashkëpunim me kriminelët e vrasësit e popullit shqiptar.

Ky farë “kryetari” amoral i Asociacionit të Gazetarëve, turr e vrap shkoi të rrëfehej në Zyrën Ndërlidhëse të Serbisë në Prishtinë, duke iu bashkangjitur akuzave ndaj Kurtit për rrënimin e objekteve pa leje, pronë e kriminelëve në veri, të cilin e kanë pasur nën kontroll. E ky na qenka një “adut” për t’u liruar nga Kurti, sipas kërkesës së Serbisë dhe atyre që i përmenda në fillim.

E kanë hallin, sepse duhet t’ia kthejnë pasurinë e vjedhur popullit dhe shtetit. More idiot, para pak ditësh u rrënua pompa e benzinës nga e cila krijoheshin të ardhura, e jo shtëpi të boshatisura të ndërtuara me fuqinë punëtore shqiptare, të paguar sipas dëshirës së tyre, duke i poshtëruar e nënçmuar.

Rrënimet e objekteve pa leje po ndodhin në krejt Dardaninë, prej Rugovës e deri në Malet e Sharrit. Por, po t’ia thoshte këtë atij në zyrën serbe, nuk do të vepronte sipas pagesës, sepse kjo ndryshe nuk mund të nënkuptohet.

Pa u pastruar Dardania nga këto mbeturina të paguara nga fondi i Vuçiqit prej 1 miliard e 600 milionë dollarësh, si dhe nga ata që kanë vjedhur e vrarë shqiptarë dhe ata që ishin të gatshëm ta ndanin veriun, nuk mund të ecë drejt një shteti që funksionon si shtet normal, e jo si shtet multietnik me të drejtë vetoje nga pakica serbe, së cilës 94% e popullsisë duhet t’i nënshtrohet, ndonëse ajo dirigjohet nga Beogradi gjenocidal.

Këtë politikë Beogradi e shprehu edhe përmes deklaratës së ministres Paunoviq, së cilës i ka mbetur merak që Vuçiqi nuk i shfarosi të gjithë shqiptarët. Evropa, çfarë turpërisht deklaroi lidhur me këtë, ndërsa opozita po sillet pikërisht siç dëshiron Serbia, e tëra nën shantazhin e saj dhe e lidhur me veprat e saj hajduto-kriminale e tradhtare.

E vetmja zgjedhje fatlume për opozitën dhe Serbinë është largimi i Kurtit nga pushteti. Populli, shumë seriozisht dhe me vendosmëri, mendon dhe vepron ndryshe. Vetëm me një njeri të pastër në çdo aspekt, të dijshëm, të përkushtuar dhe të vendosur, Republika e Dardanisë mund të ecë përpara, sepse ky nuk i nënshtrohet askujt për t’i shitur interesat e shtetit dhe kombit.

“Jo”-ja e madhe është gjithmonë në mendjen e tij ndaj kujtdoqoftë, në mbrojtje të Republikës. Ju të tjerët as nuk e keni këtë moral, sepse e kaluara juaj është e kalbur. Prandaj edhe ju jeni të kalbur.

Burimi: Bota Sot