Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka tërhequr vëmendjen me një paraqitje elegante gjatë një eventi festiv. Jahjaga u shfaq e veshur me një fustan të gjatë ngjyrë smeraldi, me supe të zbuluara dhe një prerje elegante në pjesën e këmbës, të kombinuar me taka në nuancë nude dhe bizhuteri minimaliste.
Pamja e saj u kompletua me një model flokësh të ngritur dhe grim të lehtë, duke reflektuar një stil të rafinuar. Atifete Jahjaga Fotografia, e realizuar në një ambient të dekoruar me lule të bardha, është shpërndarë nga fotografi Norik Uka dhe ka marrë vlerësime të shumta për elegancën dhe paraqitjen e ish-presidentes. Atifete Jahjaga
