Ministri francez: Vizita në Kosovë lidhet me angazhimin francez për

0%

Ministri i Deleguar për Evropën i Francës, Benjamin Haddad, ka njoftuar se ka nisur një vizitë dyditore në Kosovë, me synim forcimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve. Përmes një postimi në platformën X, Haddad bëri të ditur se në agjendën e tij janë frankofonia, investimet e Agjencisë Franceze për Zhvillim, bashkëpunimi në fushën e sigurisë dhe çështjet rajonale.

“Kam mbërritur në Kosovë për një vizitë dyditore me qëllim forcimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve tona”, shkroi ai. Ministri francez theksoi se vizita pason drekën e punës të zhvilluar më 17 mars ndërmjet presidentit francez, Emmanuel Macron, dhe kryeministrit në detyrë të Kosovës, Albin Kurti.

Sipas Haddad, kjo vizitë është pjesë e forcimit të angazhimit francez në Ballkanin Perëndimor dhe të përpjekjeve për afrimin e rajonit me kontinentin evropian. Gjatë paradites, Haddad u takua me ministrin në detyrë të Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, ndërsa më pas të dy mbajtën një konferencë të përbashkët për media. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: sinjali.com