Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka pritur në takikm ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph. Abdixhiku, përmes një postimi në profilin e tij në rrjetin social Facebook, ka shkruar se me ambasadorin Rudolph kanë diskutuar për zhvillimet e fundit politike në vend dhe domosdoshmërinë e konstituimit sa më të shpejtë të institucioneve të Republikës së Kosovës.
Postimi i tij i plotë: Sot pata kënaqësinë të pres në takim Ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, z. Rainer Rudol Diskutuam për zhvillimet e fundit politike në vend dhe domosdoshmërinë e konstituimit sa më të shpejtë të institucioneve të Republikës së Kosovës.
Ritheksova qëndrimin e LDK-së se vendi ka nevojë për institucione funksionale, stabilitet politik dhe përgjegjësi shtetërore, në shërbim të qytetarëve.
Shpreha mirënjohjen time për mbështetjen e vazhdueshme që Gjermania i ka dhënë Kosovës ndër vite dhe vlerësova partneritetin e ngushtë ndërmjet dy vendeve tona, si një shtyllë të rëndësishme të zhvillimit demokratik dhe rrugëtimit evropian të Republikës së Kosovës.
