Zjarret në Francë, ministri i brendshëm thotë se po përballen me një

0%

Në disa rajone në Francë kanë vazhduar vatrat e zjarrit, duke vështirësuar edhe më shumë intervenimin e ekipeve. Si pasojë e zjarreve, mijëra njerëz janë detyruar të evakuuohen nga shtëpitë e tyre, pasi që flakët kanë përfshirë mijëra hektarë tokë e pyje në këtë shtet.

Për këtë, ministri i Brendshëm i Francës, Laurent Nuñez, ka deklaruar se zjarrfikësit janë duke u përballur me një situatë të paparë në Gironde. Duke folur pas një takimi qeveritar për krizën, ai ka thënë se kushtet e motit dhe përbërja e pyjeve po e vështirësojnë përballjen me zjarret. “Është autonom, i vetëmbështetur dhe përhapet në të gjitha drejtimet.

Pra, është një zjarr që është i vështirë për t’u kontrolluar” , ka thënë Nuñez. Ai ka deklaruar se zjarri ka djegur tashmë 40,000 hektarë tokë, pothuajse dyfishi i sipërfaqes totale që u dogj nga zjarret e egër në Gironde në vitin 2022.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot