Gjenden mbetjet mortore të personit të zhdukur në Malishevë

0%

Mbetjet mortore të një personi të zhdukur nga Malisheva janë gjetur në një zonë malore afër fshatit Shkozë, ndërsa pas ekzaminimeve në Institutin e Mjekësisë Ligjore është konfirmuar identiteti i tij dhe ato u janë dorëzuar familjarëve.

Sipas Policisë së Kosovës, mbetjet mortore janë gjetur më dhe dyshohej se i përkisnin H.S., mashkull i moshës madhore, i cili ishte raportuar i zhdukur më .

“Më datë , në një zonë malore afër fshatit Shkozë, Malishevë janë gjetur disa mbetje mortore të cilat u dyshua që janë të personit H.S. (mashkull, i moshës madhore) që ishte raportuar i zhdukur nga data “, thuhet në njoftimin e Policisë.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Policia ka bërë të ditur se për gjetjen e personit të zhdukur ishin zhvilluar operacione të njëpasnjëshme kërkim-shpëtimi në bashkëpunim me institucionet përkatëse, por pa rezultat deri në gjetjen e mbetjeve mortore.

“Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë në bashkëpunim me institucionet e tjera përkatëse, ka zhvilluar operacione të njëpasnjëshme kërkim-shpëtimi, mirëpo pa rezultat në lokalizimin e tij”, thuhet në njoftim.

Mbetjet mortore ishin dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për ekzaminime, ndërsa Policia ka njoftuar se procesi ka përfunduar dhe pas konsultimit me prokurorin e shtetit ato u janë dorëzuar familjarëve.

“Sot jemi njoftuar zyrtarisht se ekzaminimi ka përfunduar dhe pas konsultimit me prokurorin e shtetit mbetjet mortore u janë dorëzuar familjarëve”, ka njoftuar Policia e Kosovës. / Telegrafi

Burimi: Telegrafi