UEFA i ka besuar gjyqtarit ndërkombëtar nga Kosova, Visar Kastrati, drejtimin e ndeshjes SK Rapid – FC Santa Coloma, e vlefshme për raundin e dytë kualifikues të UEFA Conference League. Takimi zhvillohet më 29 korrik në Weststadion të Vjenës, me fillim nga ora . Kastrati do të asistohet nga Lumturije Muhadri dhe Bajram Kabashi, ndërsa gjyqtar i katërt është caktuar Eridon Podvorica.
Ky është një tjetër vlerësim i rëndësishëm nga UEFA për gjyqtarët tanë dhe dëshmi e besimit në profesionalizmin dhe përgatitjen e tyre në arenën ndërkombëtare.
