Oficeri i FSK-së shkëlqen në SHBA, përfundon kursin EBOLC dhe fiton

0%

Nëntogeri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Kushtrim Fazliu, ka përfunduar me sukses Kursin Bazë për Oficerë të Inxhinierisë Ushtarake, EBOLC, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. EBOLC është program i avancuar profesional i Ushtrisë amerikane, i cili synon zhvillimin e aftësive udhëheqëse, taktike dhe teknike të oficerëve të inxhinierisë ushtarake.

Gjatë kursit, pjesëmarrësit aftësohen për planifikimin dhe realizimin e operacioneve të inxhinierisë luftarake, ndërtimin e kapaciteteve mbështetëse dhe komandimin e njësive në mjedise komplekse operacionale. Falë performancës së dalluar, nëntoger Fazliu është vlerësuar me dy çmime.

Ai mori çmimin “Distinguished Honor Graduate”, si oficeri ndërkombëtar me rezultatet më të larta akademike, si dhe çmimin “Iron Man Award”, për performancën e lartë fizike gjatë kursit. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: sinjali.com