Haxhiu: Historia Kosovë-SHBA nuk mund të shkruhet pa kontributin e

0%

Albulena Haxhiu, ushtruese e detyrës së presidentes, ka pritur në takim Gino Mulliqin dhe Gëzim Rushitin, përfaqësues të organizatës “Albanians for America” (Shqiptarët për Amerikën). Sipas njoftimit nga Presidenca e Republikës së Kosovës, në këtë takim u fol për marrëdhënien mes Kosovës dhe SHBA-së.

Po ashtu, gjatë takimit me përfaqësuesit e kësaj organizate, thuhet se është folur për rolin që komuniteti shqiptaro-amerikan ka në ruajtjen dhe forcimin e marrëdhënieve mes dy vendeve. “Historia e marrëdhënies së Kosovës me Shtetet e Bashkuara nuk mund të shkruhet pa kontributin e komunitetit shqiptaro-amerikan.

Për dekada, ky komunitet e ka mbajtur çështjen e Kosovës të pranishme në Kongres, në administratën amerikane dhe në debatin publik, duke krijuar miqësi dhe mbështetje përtej vijave partiake.”- citohet të ketë thënë Haxhiu. Kjo trashëgimi, sipas saj, mbetet një prej shtyllave më të rëndësishme të lidhjes së Kosovës me SHBA-të.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Haxhiu që është edhe kryetare e Kuvendit të Kosovës ka falënderuar përfaqësuesit e kësaj organizate për angazhimin në fuqizimin e zërit të shqiptarëve në SHBA dhe mbrojtjen e interesave të Kosovës.

Burimi: Kallxo