Drejtori ekzekutiv dhe njëri nga themeluesit e Shoqatës Humanitare Bamirëse “Nëna Terezë”, Zef Shala, ka treguar për fillesat e kësaj organizate dhe parimet mbi të cilat ishte themeluar në vitin 1990.
Në një diskutim në “Përballje Podcast” në Telergafi, Shala tha se iniciativa për themelimin e shoqatës ishte mbështetur nga personalitete të njohura të institucioneve të asaj kohe, ndërsa gjenezën e kishte në Kishën Katolike. Sipas tij, një nga nismëtarët ishte ipeshkvi i atëhershëm, Imzot Nikë Prela.
“Iniciativa për themelimin e shoqatës ka nisur nga drejtues dhe njerëz të njohur të institucioneve të ndryshme të asaj kohe. Mirëpo, gjenezën e saj e ka në Kishën Katolike, përkatësisht te ipeshkvi i atëhershëm, Imzot Nikë Prela”, deklaroi Shala shkruan Telegrafi. Ai tregoi se iniciativa u legjitimua më , në amfiteatrin e Fakultetit të Filologjisë të Universitetit të Prishtinës.
Shala tha se në themelimin e shoqatës morën pjesë 127 themelues, ndërsa për funksionimin e saj ishte hartuar një statut që përcaktonte qartë karakterin dhe misionin humanitar të organizatës. Sipas tij, “Nëna Terezë” ishte konceptuar si një institucion vullnetar, gjithëpërfshirës dhe i hapur për të gjithë njerëzit, pa dallim përkatësie.
“Shoqata ‘Nëna Terezë’ ishte institucion humanitar dhe vullnetar, jo nacional, jo religjioz dhe jo fetar. Ajo nuk bënte dallime në bazë të ngjyrës apo racës, por ishte për të gjithë”, tha Shala.
“Me bukë dhe barna e mbajtën Kosovën gjallë” – Zef Shala rrëfen rolin historik të Shoqatës “Nëna Terezë” Ai theksoi se parimet e shoqatës ishin frymëzuar nga veprimtaria humanitare e Nënës Terezë në mbarë botën. “Veprimtaria e Nënës Terezë në botë ishte e tillë.
Ne u përpoqëm të merrnim një pjesë të misionit dhe veprës së saj, jo gjithçka që ajo kishte bërë në botë”, u shpreh Shala Shoqata “Nëna Terezë” më pas do të shndërrohej në një nga organizimet më të mëdha humanitare dhe vullnetare në Kosovë, duke ofruar ndihmë sociale, ushqimore dhe shëndetësore për qytetarët në rrethanat e rënda të viteve ’90.
