Rriten çmimet e prodhimeve bujqësore në tremujorin e dytë 2026,

0%

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), ka njoftuar se indeksi i përgjithshëm i çmimeve të prodhimeve bujqësore ka shënuar rritje në tremujorin e dytë të vitit 2026, krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit 2025. Sipas ASK-së, çmimet e prodhimeve bimore u rritën për 10%.

“Në TM2 2026, ASK njofton se indeksi i çmimeve të prodhimeve bimore ka rritje për 10.0%, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2025.”-njofton ASK. Kurse, Indeksi i çmimeve të prodhimeve blegtorale ka rritje për 2,9%, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2025.

ASK njofton se indeksi i përgjithshëm i prodhimeve bujqësore u rrit për 6.3% “Indeksi i përgjithshëm i prodhimeve bujqësore ka rritje për 6,3 %, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2025.”- bën të ditur ASK.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Burimi: Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ASK njofton se prodhimet që krijojnë bazë për indeksin e çmimeve të prodhimeve bujqësore janë ndarë në dy grupe kryesore: prodhimet bimore dhe ato blegtorale. Në kuadër të prodhimeve bimore, çmimet janë grumbulluar për këto grupe: drithëra, bimë foragjere, perime, patate dhe pemë.

Ndërsa në prodhimet blegtorale çmimet janë grumbulluar për blegtorinë dhe prodhimet blegtorale. Në kuadër të blegtorisë, çmimet grumbullohen për katër kategori të kafshëve: gjedhe, dele, derra dhe pula. Këto çmime janë bazuar në peshën e gjallë të kafshëve. Në kuadër të prodhimeve blegtorale çmimet janë grumbulluar për: qumësht, vezë dhe mjaltë.

ASK tregon se të gjitha çmimet janë llogaritur në euro dhe njësitë matëse janë në: kg, litër dhe copë. Sipas ASK-së, ky publikim është i bazuar në grumbullimin e çmimeve të prodhimeve bujqësore vendore në Kosovë. Grumbullimi i të dhënave është bërë në treg, ferma dhe vendet të tjera, ku çmimet e prodhimeve bujqësore mund të grumbullohen.

Burimi: Kallxo