​Rihapet shqyrtimi gjyqësor ndaj Milorad Gjokoviqit, i akuzuar për

0%

Gjykata Themelore në Prishtinë ka vendosur që të rihapet shqyrtimi gjyqësor ne rastin penal ndaj Milorad Gjokoviqit, i akuzuar për krime lufte kundër popullsisë civile shqiptare, raporton KosovaPress. Kjo për arsyeje se në Institutin për krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë, nuk është gjetur një deklaratë e një dëshmitares për rastin, Nurije Krasniqit.

E njëjta kishte bërë të ditur se pas luftës ajo kishte dhënë deklaratë për rastin në polici. Kryetarja e trupit gjykues, Donika Shala Abdyli tha se gjykata ka vlerësuar që nuk janë provat e saj për sigurimin e kësaj prove. Ajo tha se është e nevojshme që të gjendet deklarata e saj në stacionin policorë në Pejë, gjithashtu edhe pranë institucioneve ndërkombëtare si UNMIK dhe EULEX.

Nëse gjykata nuk e siguron këtë dëshmi e varësisht nga gjetjet, dëshmitarja Nurije Krasniqi mund të ftohet të dëgjohet përsëri në gjykatë. Rihapet shqyrtimi gjyqësor ndaj Milorad Gjokoviqit, i akuzuar për krime lufte “Nurije Krasniqi ka deklaruar se për rastin ka deklaruar edhe më parë në polici menjëherë pas luftës. Përkundër që nuk i është kujtuar data e dhënies së dëshmisë.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Duke vepruar në bazë të mbrojtjes së të akuzuarve, gjykata ishte e drejtuar institutit për krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë për të kërkuar deklaratën e dëshmitares Nurije. Në përgjigje të kësaj kërkese, instituti kishte njoftuar se nuk e posedojmë një deklaratë të tillë.

Trupi gjykues me rastin e analizimit të lëndës ka vlerësuar se me qëllim të sqarimit të plotë është e nevojshme rihapja e shqyrtimit gjyqësor. Kjo për faktin se dëshmitarja ka deklaruar nën betim se pas luftës kishte dhënë deklaratë për rastin para organeve policore. Në këto rrethana gjykata çmon se nuk janë shteruar te gjitha mundësitë për sigurimin e kësaj prove.

Është e nevojshme që të kërkohet ekzistimi i saj pranë stacionit policorë ne Pejë dhe sipas nevojës edhe pranë institucioneve ndërkombëtare që kanë vepruar në Kosovë pas luftës si UNMIK dhe EULEX, në mënyrë që vendimi përfundimtar të mbështetet në një administrim sa më të plotë të provave.

Nëse gjykata nuk e siguron këtë dëshmi e varësisht nga gjetjet, dëshmitarja Nurije Krasniqi mund të ftohet të dëgjohet përsëri ne gjykatë”, tha ajo.

Sipas aktakuzës së Prokurorisë, Gjokoviqi dyshohet se gjatë viteve 1998-1999, në fshatin Ozdrim të Pejës dhe në fshatra të tjera të këtij regjioni, si pjesëtar i forcave policore dhe ushtarake serbe, ka aplikuar masa të vrasjes, bastisjes, rrahjes, maltretimit, arrestimit, torturës, trajtimit në mënyrë mizore dhe çnjerëzore, mbajtjes në kushte skllavërie, dëbimit dhe deportimit të dhjetëra civilëve shqiptarë.

Gjokoviqi akuzohet edhe për plaçkitje, djegie dhe shkatërrim të shtëpive të popullsisë civile shqiptare. Në aktakuzën e përpiluar më thuhet se nga ana veriore e fshatit Ozdrim, përmes rrugës regjionale Pejë–Mitrovicë, kishin hyrë forcat e rregullta ushtarake, ndërsa nga ana perëndimore e fshatit, në drejtim të fshatit Vitomiricë, kishin hyrë grupe paramilitare të përziera edhe me pjesëtarë të njësive speciale ushtarake.

Sipas aktakuzës, këto forca kishin filluar të shtinin me armë në drejtim të popullsisë civile, me ç’rast ishin vrarë gjashtë civilë shqiptarë: I.K., Sh.K., E.M., R.Sh., Z.Sh. dhe M.H. Po ashtu, tre civilë të plagosur nga të shtënat, A.G., H.G. dhe M.G., fillimisht ishin transportuar në Spitalin e Pejës, ndërsa më pas, sipas aktakuzës, ishin ekzekutuar dhe varrosur në fshatin Lutogllavë.

Ndërkaq, pesë civilë shqiptarë, R.K., Z.K., A.K., A.K. dhe A.Sh., dyshohet se ishin vrarë gjatë ofensivës, por trupat e tyre nuk janë gjetur dhe ata vazhdojnë të figurojnë si persona të zhdukur.

Burimi: Bota Sot