Gjykimi për rastin e shpërthimit në Kanalin “Ibër Lepenci” ka vazhduar me dëgjimin e drejtorit të infrastrukturës të kanalit “Ibër Lepenc” dhe ekspertin e ADN-së nga Agjencia Forenzike e Kosovës në lidhje me këtë rast.
Gjykimi është duke u mbajtur për tre të akuzuarit, Jovan Viqentijeviq i cili sipas prokurorisë konsiderohet se është njëri nga të dyshuarit kryesor për këtë sulm të kryer në nëntor 2024, cili akuzohet ndër të tjera edhe për spiunazh. I akuzuar tjetër është edhe vëllai i tij, Dragisha Viqentijeviq.
Të dy akuzohen për rrezikim të rendit kushtetues me shkatërrimin apo dëmtimin e instalimeve dhe pajisjeve publike në lidhje me sulm terrorist dhe për veprën tjetër penale armëmbajtje pa leje. Sipas aktakuzës së PSRK-së, kanali i “Ibër Lepencit” ishte shpërthyer me 20 kilogramë eksplozivë të llojit TNT.
Sipas drejtorit të infrastrukturës, Ernest Kërqeli në momentin kur ka ndodhur sulmi, ai ka qenë në Gjilan dhe se kur kanë pranuar informacionin nuk e kanë ditur vendin e saktë dhe damin që i është shkaktuar kanalit. “Kur kam ndëgju për sulmet e kam njoftuar kryeshefin ekzekutiv. Për ndodhinë që na ka ndodhë nuk e kemi ditë damin dhe lokacionin e saktë.
Pastaj kemi pa që dëmi ishte jashtëzakonisht i madh” – tha Kërqeli. Sipas Kërqelit asnjëherë më parë nuk ka pasur dëm të këtij lloji dhe se kjo që ndodhi ka qenë ballafaqimi i parë i ndërmarrjes. Kërqeli ka treguar se si kishin vendosur ta funksionalizimin kanalin po atë ditë.
“Zgjidhja që kemi bo atë ditë nuk ka qenë funksionale edhe pse kemi vendos 6 gypa me diametër 900m, në mënyrë që uji të vazhdojë dhe të mos ndalet për Kosovën B”- tha tutje Kërqeli. Ai tutje tha se pa kanalin e “Ibër Lepencit” nuk do të mund të funksionite termocentrali kosova B. “Ne kemi arritur ne natën kritike në ditën e parë me kthy furnizimin 75% të kohës së rregullt.
Sulmi ka ndodh në ora 7 , rreth orës 2 e kemi funksonalizu zgjidhjen e parë. Ndërprerja ka qenë 5 ditë. Dëmi është mbi 376 mijë euro” – shtoi tutje drejtori i infrastrukturës. Në këtë gjykim dëshmoi edhe ekspertit të ADN-së pranë Agjencisë Forenzike të Kosovës i cili kishte analizuar mostrat e marra nga vendi i ngjarjes për të verifikuar përputhshmëritë.
Sipas ekspertit, Fatmir Ademit, ishin analizuar disa mostra të marra nga vendi i ngjarjes, dhe në 24 analizime që i kishin bërë fitilit që ishte përdorur për ta ndezur dinamitin, në 20 prej tyre kishin gjetur gjurmë të ADN-së të të akuzuarit, Jovan Viqentijeviq.
“Mirëpo, në çka është me rëndësi për këtë seancë është se në konkluzionin numër 5, ndër dëshmitë e tjera kanë qenë edhe tri dëshmi nga vendi i ngjarjes ku janë fituar profile të përziera të AND-së dhe në këto i kemi kontrolluar në mënyrë manuale në dëshminë numër nr#4 e që është e përshkruar një fitil – kabllo ndezëse me gjatësi rreth 9 metra, gjatë kontrollimit manual i kemi vërejtur shenjat e pësonit me shifrën S1 – Jovan Viqentijeviq”- tha eksperti i AND-s, Ademi.
Pra, Ademi ka treguar se kanë bërë ekzaminimin e fitilit ndezës i cili kishte një gjatësi prej 9 metra. Sipas Ademit, gjatë kontrollit manual janë vërejtur shenjat e Jovan Viqentijeviq që ishin shënjuar me shenjën S1.
Tutje ai tha se meqenëse nuk kanë pasur program të specializuar që t’i bëjnë analizimin e miksturave, kanë dhënë sugjerim që analiza e këtij rasti të dërgohen në laboratorë jashtë vendit që janë të specializuara.
“Gjatë kontrollimit manual i kemi vërejtur shenjat e personit me shifrën s1 – Jovan Viqentijeviq, edhe në dosje mund ta shihini, se prej 24 lokuseve të gjeneve që i kemi analizuar në shenjat S1, i kemi gjetë në 20 vende dhe me këtë rast duke qenë se ne nuk kemi pasë softwer për analizimin e miksturave komplekse dhe nuk i kemi pasë të validume metodën, i kemi sygjeruar hetuesisë dhe prokurorisë që interpretimin e kësaj miksture ta kërkojnë jashtë vendit, përkatësisht në ndonjë shtet që e ka të validuar metodën dhe softuerin përkatës”- tha Ademi.
Në seancën e datës janë dhënë fjalët hyrëse në lidhje me këtë rast. Kurse gjykimi pritet të vazhdoj me administrimin e provave nga radhët e prokurorit, Bekim Kodraliu. Më , një shpërthim i fuqishëm ishte regjistruar në fshatin Varagë të Zubin Potokut.
Shpërthimi ishte regjistruar në kanalin e ujit të “Ibër-Lepencit”, i cili konsiderohet infrastrukturë kritike që shërben për furnizimin me ujë të pijshëm për qytetarët e Kosovës. Për shpërthimin në këtë kanal ishin përdorur rreth 20 kilogramë eksploziv të llojit TNT.
Në dosjen e prokurorit Kodraliu thuhet se ky lloj i eksplozivit, që shërben për përdorim ushtarak, u vendos në kanal dhe shkaktoi dëme edhe financiare por edhe në ujin e pijshëm për disa zona të cilat furnizoheshin përmes kanalit.
Madje shpërthimi dhe dëmet që shkaktoi rrezikoi furnizimin me ujë edhe të termocentraleve të Korporatës Energjetike të Kosovës, me çka u rrezikua edhe prodhimi i energjisë elektrike në vend. Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë ndaj Jovan Viqentijeviq, Dragisha Viqentijeviq dhe Igor Dimoviqit në lidhje me këtë sulm terrorist.
Sipas aktakuzës së Prokurorisë, vëllezërit Viqentijeviq janë personat që kanë shpërthyer kanalin e “Ibër- Lepencit” përmes vendosjes së një çante me eksploziv. Në aktakuzën që ka siguruar KALLXO.com thuhet se Prokuroria Speciale në bashkëpunim me FBI-në amerikane kishin arritur të gjenin prova që do të çonin në arrestimin e vëllezërve Viqentijeviq.
Sipas dosjes, në kohën kur ishin arrestuar të dyshuarit ishte marrë për ekzaminim dheu i cili ndodhej në çizmet e të arrestuarve në atë kohë dhe ishte marrë si mostër dheu në oborrin e të dyshuarve. Gjithashtu për krahasim kishin marrë edhe dheun i cili ndodhej pranë kanalit të “Ibër-Lepencit”.
Ngjashmëria e dheut, sipas PSRK, vërteton se të akuzuarit kanë qenë prezentë në vendin ku ka ndodhur shpërthimi dhe ata kanë qenë personat që e kanë shkatërruar një pjesë të kanalit.
Por, ky konstatim vjen nga një institucion ndërkombëtar, më saktësisht konfirmimi i FBI thot se dheu i gjetur në këpucët e të akuzuarve është i njëjti me dheun i cili ishte marrë për ekzaminim në vendin ku kishte ndodhur shpërthimi.
“Dheu i çizmeve të sekuestruara në shtëpinë e vëllezërve Viqenjtijeviq dhe ajo në fshatin Përvlak të kësaj komune më datë së bashku me mostrat referente të dheut të siguruara nga ekspertët policorë të Kosovës dhe FBI të marra në vendin e ngjarjes…
Nga mostrat qartazi vërehet se në mes të dheut të marrë në çizmet e të pandehurve Jovan dhe Dragisha Viqentijeviq dhe mostrave të dheut të marra në vendin e ngjarjes, më konkretisht në kanalin “Ibër-Lepenc” nuk ka dallueshmëri… çka vërtetohet se të pandehurit kanë kryer aktin terrorist” – thuhet në aktakuzën e Prokurorisë Speciale.
Sipas aktakuzës, Jovan e Dragisha Viqentijeviq akuzohen edhe për armëmbajtje pa leje. Kurse i akuzuari për spiunazh Jovan Viqentijeviq, sipas Prokurorisë, është pjesë e shërbimit informativ ushtarak të Serbisë, që sipas Prokurorisë ka ndihmuar këtë shërbim duke mbledhur informacione dhe dokumente të klasifikuara që t`i përdorë për aktivitetin e tij të kundërligjshëm në Kosovë.
Në dosjen e PSRK-së përmenden veprimet të cilat ngarkojnë Jovan Viqentijeviqin edhe me veprën penale të spiunazhit. Gjithmonë sipas dosjes së PSRK-së, Jovan Viqentijeviq nga një kohë e pacaktuar e mëparshme deri më , ishte pjesë e shërbimit të huaj informativ, në këtë rast të shërbimit informativ ushtarak të Serbisë, me gradën e kolonelit dhe kishte vepruar e ndihmuar këtë shërbim duke mbledhur informacione dhe dokumente të klasifikuara me qëllim që të njëjtat t’i përdorë gjatë aktivitetit të tij të kundërligjshëm në territorin e Kosovës.
Dokumentet e informacionet që pretendohet që kishte mbledhur Jovan Viqentijeviq dyshohet se i kishte ofruar në vizitat e takimet që kishte realizuar në Serbi me pjesëtarët e Shërbimit Informativ Ushtarak të Serbisë duke përdorur spiunazhin.
Dosja përmend edhe një dokument të klasifikuar 66-faqësh të përpiluar nga KFOR-i të cilin i akuzuari tashmë e kishte siguruar nga veprimtaria e spiunazhit. E këto informacione të marra nga KFOR ishin për nevojat operacionale të tyre në terren ndërsa Viqentijeviq në bazë të dosjes kishte vëzhguar ushtarakët e KFOR-it amerikan.
Tutje dosja tregon edhe se si Viqentijeviq kishte fotografuar edhe bazën e Njësive Speciale policore të Kosovës e cila gjendet në Jasenovik në Zubin Potok.
Me të gjitha këto të dhëna që kishte marrë dosja shpjegon se i akuzuari tashmë me qëllim të krijimit të një narrative të dëmshme për Kosovën te bashkësia ndërkombëtare me anë të një raporti kishte tentuar të paraqes ekzistimin e një organizate fiktive kinse për çlirimin e trojeve shqiptare e quajtur si “Komiteti Kombëtar dhe Mbrojtja e Trojeve Shqiptare”.
Këtë Veqentijeviq sipas dosjes së Prokurorisë e kishte shoqëruar edhe me disa fotografi të eprorëve të lartë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Në aktakuzë tashmë, Prokuroria Speciale ka vendosur edhe dëshmi që vërtetonin edhe se si Viqentijeviq ishte i rekrutuar nga shërbimi sekret ushtarak i Serbisë. Ai në disa dokumente figuron si zyrtar i inteligjencës ushtarake të ushtrisë së Serbisë.
Dosja tregon edhe se si Viqentijeviq kishte përpiluar edhe një dokument duke shpërndarë dezinformata dhe duke nxitur edhe veprime ndaj prezencës së KFOR-it në Kosovë, duke deklaruar se misioni është i njëanshëm në misionin e tij, kinse ka ndihmuar Njësitë Speciale të Policisë së Kosovës në aktivitetet e tyre në veri.
“Miq, nëse ndonjëri prej jush dyshon për paanshmërinë e KFOR dhe se gjërat ndodhën rastësisht, ja një provë e drejtpërdrejtë se sa naivë jeni. Gjithçka ishte e parapërgatitur dhe e koordinuar me Gjeneralin Biller dhe komandën e KFOR-it. Helikopterë kroat të KFOR-it transportuan policë të ROSU në Jarinje dhe mbrapa. Le të jetë një mësim për ne.
Dërgoni këto foto të gjithë miqve tuaj veçanërisht të huajve, gazetarë, postojini ne faqet e Facebook-ut. Le të mësojnë sa më shumë njerëz për sfondin e vërtetë të ngjarjeve në veri.”- kështu përshkruhet dokumenti që pretendohet se bëri Viqentijeviq e që tregon edhe veprimet inkriminuese të tij për rolin e vëzhguesit operativ, të fotografimit të masës protestuese dhe vëzhgimit me dylbi.
Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë ndaj tre personave lidhur me rastin e shpërthimit në kanalin e ‘Ibër Lepencit’ më .
Sipas njoftimit të PSRK-së, aktakuza është ngritur ndaj vëllezërve Dragisha e Jovan Viqentijeviq dhe ndaj Igor Dimoviq për veprën penale të spiunazhit, armëmbajtje pa leje dhe rrezikim i rendit kushtetues me shkatërrimin apo dëmitimin e instalimeve dhe pajisjeve publike.
