Britania e Madhe zbulon teknologjinë ushtarake nënujore për t’u

0%

Autoritetet britanike të mbrojtjes kanë hartuar plane multimilionëshe për zhvillimin e teknologjisë që do të përdoret për mbrojtjen e kabllove dhe tubacioneve nënujore të Mbretërisë së Bashkuar.

Programi “Atlantic Bastion”, i prezantuar në kuadër të Rishikimit Strategjik të Mbrojtjes, do të kombinojë automjete autonome dhe inteligjencë artificiale me anije luftarake dhe avionë, me qëllim identifikimin dhe neutralizimin e kërcënimeve ndaj infrastrukturës nënujore.

Ministria britanike e Mbrojtjes ka bërë të ditur se projekti vjen si përgjigje ndaj rritjes së aktivitetit të nëndetëseve dhe mjeteve nënujore ruse, përfshirë anijen spiune “Yantar”, e cila u gjurmua muajin e kaluar pranë ujërave britanike.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Për projektin janë ndarë këtë vit 14 milionë funte, rreth 16 milionë euro, nga Ministria e Mbrojtjes dhe industria, ndërsa synohet që teknologjia të vihet në përdorim gjatë vitit të ardhshëm. Gjithsej 26 kompani nga Mbretëria e Bashkuar dhe Evropa kanë paraqitur propozimet e tyre për zhvillimin e sistemit.

Sekretari britanik i Mbrojtjes, John Healey, gjatë një vizite në Bazën Detare të Portsmouthit, tha se kërcënimet ndaj infrastrukturës kritike nënujore po shtohen. Ai theksoi se Britania dhe aleatët e saj duhet të veprojnë me shpejtësi për të ruajtur epërsinë dhe për të mbrojtur infrastrukturën që është thelbësore për jetën e përditshme.

Ndërkohë, Mbretëria e Bashkuar dhe Norvegjia kanë nënshkruar një marrëveshje mbrojtjeje, e cila u mundëson marinave të tyre të operojnë një flotë të përbashkët anijesh luftarake, me fokus të veçantë në mbrojtjen e kabllove kritike nënujore. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com