Është liruar nga Komisariati nr. 1 Arben Kola, një nga organizatorët e protestës së zhvilluar në Tiranë. Pas daljes nga ambientet e policisë, Kola dha një prononcim për News24, ku tha se shoqërimi i tij erdhi ndërsa po bënte thirrjet e zakonshme të protestës. “Thjesht po bëja thirrjet tona të zakonshme. Thirrjet ishin: ‘Ju me gaz, ne me vezë’, ‘Edi Rama i pabesë’.
Si duket u bënë xhelozë”, u shpreh ai. Sipas Kolës, efektivët nuk i dhanë një shpjegim konkret për shoqërimin. “Nuk thanë asgjë. ‘Pse ke dalë, ligji ky e ligji ai’, siç janë akuzat që policia përdor për të shantazhuar protestuesit. Nuk u ushtrua presion”, deklaroi ai. Kola përsëriti se shoqërimi ishte i motivuar nga mesazhet e protestës: “U bënë xhelozë nga fjalët që thashë”, përfundoi ai.
