Irani thotë se nuk po kërkon bisedime me SHBA-në, insiston se po

0%

Flutura Gashi-Mehmeti Shpërndaje në: Irani ka bërë të ditur të hënën se vazhdon ta ketë nën kontroll Ngushticën e Hormuzit dhe se nuk po kërkon rifillimin e bisedimeve të paqes me Shtetet e Bashkuara.

Deklarata vjen një ditë pasi presidenti amerikan, Donald Trump, ndërpreu fushatën dyjavore të bombardimeve, për të cilën drejtuesit më të lartë ushtarakë i thanë se kishte arritur kufijtë e asaj që mund të realizonte, raporton Reuters.

Pas 13 netëve radhazi me bombardime gjithnjë e më intensive, të cilat e shtynë Teheranin zyrtar të sulmonte bazat amerikane si kundërpërgjigje, Trumpi e ka ndërprerë fushatën gjatë fundjavës. Irani ka njoftuar po ashtu se po pezullohnte sulmet e veta për aq kohë sa SHBA-ja do të vazhdonte të mos sulmonte.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Vendimi i Trumpit për të pezulluar fushatën ka ardhur pas këshillës së drejtuesve të tij më të lartë ushtarakë, të cilët kanë vlerësuar se bombardimet, që synonin të dobësonin kontrollin e Iranit mbi ngushticën, kishin arritur kufirin e efektivitetit të tyre, sipas një zyrtari amerikan dhe raportimeve të shumta të mediave amerikane.

Zyrtari amerikan i ka thënë agjencisë Reuters se komandantët ushtarakë e kishin këshilluar presidentin se objektivat po shteronin. Ai ka shtuar se kreu i shtatmadhorisë, gjenerali Dan Caine, kishte shprehur gjithashtu shqetësim për pakësimin e armëve të mbrojtjes ajrore që përdoreshin për mbrojtjen e bazave amerikane në rajon.

Edhe Botë 12 qer 2026 Reuters: Marrëveshja SHBA-Iran mund të nënshkruhet të dielën në Gjenevë Raporte të ngjashme, sipas të cilave këshilltarët civilë dhe ushtarakë i kishin rekomanduar Trumpit të ndalte fushatën, u publikuan gjatë fundjavës nga “The Neë York Times”, CNN, Axios dhe media të tjera.

Ambasadori i SHBA-së në Kombet e Bashkuara, Mike Ëaltz, ka thënë të dielën se Trumpi e kishte pezulluar fushatën për të krijuar hapësirë për negociata. Por zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit, Esmail Baghaei, ka deklaruar në një konferencë për shtyp të transmetuar drejtpërdrejt të hënën, se Irani nuk kishte kërkuar rifillimin e bisedimeve të paqes me Shtetet e Bashkuara.

Përfundimi i fushatës amerikane të bombardimeve bëri që çmimet e naftës të bien ndjeshëm, mes shpresave se furnizimet globale të ndërprera do të rifillonin. Nafta Brent, e cila javën e kaluar kishte kaluar përkohësisht kufirin e 100 dollarëve për fuçi për herë të parë që nga maji, ka rënë me rreth 7,8% deri në mesditën e së hënës, duke zbritur nën 90 dollarë për fuçi.

Edhe Botë 16 qer 2026 Irani thotë se marrëveshja me SHBA-në kërkon që Izraeli të tërhiqet nga Libani Megjithatë, Teherani zyrtar ka sinjalizuar se vazhdon ta ketë nën kontroll rrugën ujore më të rëndësishme në botë për tregjet e energjisë.

Trumpi e kishte nisur fushatën e re të bombardimeve këtë muaj, për të ndëshkuar Iranin, pasi Teherani kishte qëlluar ndaj anijeve që përdornin një korridor lundrimi nëpër ngushticë të promovuar nga Shtetet e Bashkuara, të cilat u kishin rekomanduar anijeve të lundronin pranë bregdetit të Omanit.

Irani këmbëngul se anijet mund të kalojnë vetëm përmes një kanali që kalon më pranë brigjeve të tij, të cilin e kontrollon dhe ku synon të vendosë tarifa tranziti. Dy javët e bombardimeve të reja amerikane kanë shkaktuar vdekjen e dhjetëra personave në Iran dhe kanë shkatërruar ura, tunele dhe objektiva ushtarake në jug të vendit.

Edhe Botë 12 jan 2026 Irani thotë se është i gatshëm për bisedime por edhe “plotësisht i përgatitur për luftë” Katër ushtarakë amerikanë janë vrarë nga kundërsulmet iraniane ndaj bazave amerikane në shtetet fqinje arabe. Irani ka goditur gjithashtu infrastrukturë civile në vendet e Gjirit, duke deklaruar se sulmet ishin hakmarrje për bombardimet amerikane ndaj objektivave civile.

Burimi: Koha