Një person është arrestuar në Prishtinë nën dyshimin për blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje të paautorizuar të narkotikëve. Sipas Policisë, rasti ka ndodhur të dielën, më , në rrugën “Dëshmorët e Kombit”. Policia njofton se fillimisht është ndaluar një automjet që drejtohej nga i dyshuari.
Ndërsa, gjatë kontrollit në automjet thuhet se janë gjetur dhe konfiskuar 526.9 gramë substancë narkotike të dyshuar si marihuanë. Më pas, gjatë kontrollit të shtëpisë së të dyshuarit, Policia ka gjetur edhe 152 gramë marihuanë, 1.42 gramë kokainë, 23.59 gramë hashash, si dhe 1 mijë 650 euro para të gatshme, të cilat janë konfiskuar.
“I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”- njofton Policia.
