​Haddad: Franca do ta mbështesë Kosovën në organizatat ndërkombëtare,

0%

Ministri i Deleguar për Evropën nga Franca, Benjamin Haddad, tha se Franca do ta mbështes anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare, pavarësisht rrethanave. Haddad tha se sot po dëshmojnë është thellimi i marrëdhënieve në mes të dyja vendeve dhe hapja e rrugës për lidhje edhe më të ngushta në të gjitha fushat.

Haddad: Franca e mbështet integrimin e Kosovës në institucionet ndërkombëtare “Së pari, dua të them se ajo që po dëshmojmë sot është thellimi i marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve tona dhe hapja e rrugës për lidhje edhe më të ngushta në të gjitha fushat.

Qoftë përmes mbështetjes së Agjencisë Franceze për Zhvillim, zgjerimit të Frankofonisë në Kosovë përmes mbështetjes së mësimit të gjuhës frënge në shkolla, apo përmes marrëveshjeve që çojnë në thellimin e bashkëpunimit tonë në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Shpresoj që vizita ime të pasohet edhe nga vizita të delegacioneve të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Ministrisë së Mbrojtjes, për të parë se si mund të bashkëpunojmë konkretisht në fushën e sigurisë, në organizimin e Lojërave Mesdhetare dhe, më gjerësisht, në marrëdhëniet tona tregtare dhe investuese.

Kjo është diçka që ne do ta mbështesim dhe do ta përshpejtojmë, pavarësisht rrethanave. Siç e përmenda, ne e mbështesim integrimin e Kosovës në institucionet ndërkombëtare. Kjo është pjesë e projektit tonë më të gjerë për ribashkimin e Evropës. E them “ribashkim”, sepse nuk më pëlqen shumë termi “zgjerim”. Mendoj se bëhet fjalë në të vërtetë për bashkimin e kontinentit tonë.

Natyrisht, siç e dini, ky proces është kërkues. Ai bazohet në angazhimet ndërkombëtare. Në këtë rast, bazohet edhe në avancimin e zbatimit të obligimeve që dalin nga Marrëveshja e Brukselit, për të cilat edhe diskutuam.

Po ashtu, ai mbështetet në parimin e meritës, që nënkupton reformat, përafrimin me acquis communautaire (legjislacionin e Bashkimit Evropian), forcimin e sundimit të ligjit dhe mbrojtjen e të drejtave të pakicave. Ne do të jemi shumë kërkues në këto fusha”, tha Haddad në konferencë për media me ministrin nw detyrw tw Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca.

Ai u shpreh se Franca do të qëndrojë pranë Kosovës në rrugën e saj evropiane, duke punuar bashkë për t’i bërë realitet ambiciet dhe objektivat, sipas tij, plotësisht legjitime. Haddad: Jemi pranë Kosovës në ambiciet legjitime evropiane “

Ne do të jemi pranë Kosovës në çdo hap të këtij rrugëtimi, duke punuar së bashku për t’i bërë realitet këto ambicie dhe objektiva plotësisht legjitime dhe të arritshme. Edhe një herë, jo vetëm sepse kemi qenë me Kosovën dhe e kemi mbështetur atë që nga dita e parë, por edhe sepse besojmë se kjo është rruga drejt paqes dhe stabilitetit në kontinentin tonë “, tha Haddad.

Burimi: Bota Sot