I mituri në Prishtinë kërcënoi një bashkëmoshatar për para, arrestohet

0%

Një person i mitur është arrestuar në Prishtinë, pasi dyshohet se në vazhdimësi ka kërcënuar një të mitur tjetër dhe i ka kërkuar e marrë para. Sipas raportit të policisë, rasti është denoncuar më 26 korrik, kur ankuesi, një mashkull kosovar, së bashku me djalin e tij të mitur, kanë raportuar se i dyshuari i mitur, përmes kërcënimeve verbale, i ka marrë para viktimës së mitur.

Policia ka bërë të ditur se i dyshuari është prangosur, ndërsa me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. “Prishtinë – – NN. Me ankuesi mashkull kosovar së bashku me djalin e tij të mitur kanë raportuar se i dyshuari mashkull kosovar i mitur në vazhdimësi, duke e kërcënuar me fjalë i ka kërkuar dhe marrë para viktimës së mitur.

I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot