Një rast i rëndë është shënuar të dielën në Rahovec, ku një grua është dërguar pa shenja jete në QKMF. Sipas njoftimit të policisë, një dëshmitar e ka gjetur viktimën e shtrirë në shtëpinë e saj, ndërkohë vdekja e saj u konstatua nga mjeku kujdestar. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet kompetente për të shqyrtuar rrethanat e vdekjes.
Ndërsa me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML.
Burimi:
Bota Sot
