Një grua gjendet pa shenja jete në Rahovec, trupi dërgohet për

0%

Një grua është gjetur pa shenja jete në Rahovec, ndërsa rasti është duke u hetuar nga autoritetet kompetente. Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, viktima është dërguar në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në Rahovec, ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e saj. “Është raportuar se në QKMF Rahovec është sjellë pa shenja jete viktima femër kosovare.

Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar. Sipas dëshmitarit, viktima është gjetur e shtrirë në shtëpinë e saj”, thuhet në njoftimin e Policisë. Policia ka bërë të ditur se në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse për të kryer veprimet hetimore.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion, ndërsa rasti është iniciuar si “Hetim i vdekjes”.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Telegrafi