Glauk Konjufca, nënkryetar i Lëvizjes Vetëvendsoje ka thënë se Albulena Haxhiu pritet të jetë sërish kandidate për kryetare të Kuvendit të Kosovës. Derisa ka thënë se kjo çështje nuk është biseduar në Lëvizjen Vetëvendose, ai ka paralajmëruar se në mbledhjen e ardhshme të Kryesisë së kësaj partie do të vendoset gjithçka.
“Unë mendoj që kryetaren e Kuvendit tashmë e kemi vendosur, ajo është zonja Haxhiu. Dhe ma merr mendja që do jetë propozimi i njëjtë”- tha Konjufca para mediave.
Në një konferencë për media tha se Kryeministri në detyrë Albin Kurti i ftoi në takim të gjitha partitë që ishin në opozitë, pas përgjigjeve të shpejta, Konjufca tha se vullneti i partive për të mosshkuar në zgjedhje “duke më i sinqertë”.
“PDK më shumë qëndron në pozicione të cilat i kemi parë më moti, ato janë pozicione të vjetra që i kemi parë dhe u shprehën edhe në takim me Kryeministrin Kurti. Sa i përket LDK-së përshtypja jonë është që përkundër herave të kaluara, kësaj here ka vullnet më të madh për ta tejkaluar këtë moment në të cilin ndodhet Kosovë”- tha Konjufca.
Ai u shpreh se opsionet që dalin në tavolinë për marrëveshje, janë në përpjestim me vullnetin dhe sa më shumë ka gatishmëri për bashkëpunim rriten edhe opsionet për zgjidhje. “Qëllimi pas dhjetori ka qenë që gjithqysh me shku në zgjedhje. Partitë opozitare nuk shikonin gjë tjetër… Tash mbetet të shihen zhvillimet e brendshme në LDK.
LDK e ka krejt autonominë e vet për me vendos për gjërat e saj të brendshme. Nuk jemi këtu as për t’i komentuar ato, as për të këshilluar gjë sepse LDK është parti që ekziston moti në Kosovë dhe besoj që dinë me i rregullu punët e veta”- tha Konjufca. Ai tha se atij i është dukur se pas takimit të Kurtit me Osmanin e Abdixhikun, ka pasë tjetër natyrë diskutimi krahasuar me herët e kaluara.
“Kjo na ka bërë më optimist se një zgjidhje mund të gjendet së shpejti”- tha Konjufca. Benjamin Haddad, ministër i Deleguar për Evropën nga Republika e Francës, gjatë kësaj konference ka thënë se pret që pas vizitës së tij, në Kosovë të vijnë delegacione nga Ministria për Politikë të Jashtme dhe ajo e Mbrojtjes për të folur për bashkëpunime të tjera sidomos në siguri.
“Ne mbështesim integrimin e Kosovës në institucione ndërkombëtare”- tha Haddad. Ai ka shtuar se ky proces kërkon shumë e po ashtu edhe implementimin e marrëveshjes së Brukselit por edhe të mbrohen minoritetet e që legjislacioni të jetë në linjë me BE-në. Për këto kërkesa, ai ka thënë se do të ndihmojnë Kosovën që ato të arrihen por se do të këmbëngulin për t’u arritur ato.
