Furgoni ngec në ujë në rrugën “Turgut Ozal” në Prizren pas reshjeve

0%

Reshjet e dendura të shiut që kanë përfshirë sot qytetin e Prizrenit kanë shkaktuar vështirësi në disa pjesë të qytetit. Një furgon ka mbetur i bllokuar në rrugën “Turgut Ozal”, pasi niveli i ujit në këtë zonë është rritur si pasojë e reshjeve intensive.

Sipas raportimit të TV Prizreni, automjeti ka ngecur në rrugë për shkak të grumbullimit të ujit, ndërsa nuk raportohet për persona të lënduar. Reshjet e dendura vërshojnë urën te Parku i Qytetit në Prizren Reshjet e vazhdueshme kanë shkaktuar vështirësi në qarkullim në disa akse rrugore, ndërsa qytetarëve u bëhet thirrje për kujdes të shtuar gjatë lëvizjes.

Ekipet përgjegjëse pritet të intervenojnë për menaxhimin e situatës dhe normalizimin e qarkullimit në zonat e prekura.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Telegrafi