Tragjedi në pushime: 45-vjeçari mbytet në ujë në tentim për ta

0%

Një baba i përkushtuar dhe ish-kampioni britanik i powerliftingut, Jeremy Paynter, ka humbur jetën në një aksident tragjik gjatë pushimeve në ishullin spanjoll Mallorca. 45-vjeçari nga Seabrook, afër Hythe në Mbretërinë e Bashkuar, ishte në Alcudia më 28 qershor, kur ndodhi ngjarja fatale.

Sipas hetimit fillestar në Britani, Paynter ishte duke udhëtuar me një mjet ujor personal, i njohur si “jet ski”, së bashku me partneren e tij Emily Hill, shkruan Mirror. Në seancën paraprake në Oakwood House në Maidstone, u bë e ditur se mjeti u përmbys ndërsa ishte i ndalur në ujë.

Të dy kishin veshur jelekë shpëtimi, ndërsa pas rënies në ujë, Paynter arriti ta ndihmonte partneren e tij të ngjitej përsëri në mjet, por nuk arriti të hipte vetë. Koronerja Patricia Harding deklaroi se, sipas informatave të para, ai e kishte shtyrë partneren drejt mjetit ujor për ta shpëtuar, por më pas kishte hasur vështirësi për t’u kthyer në të, transmeton Klankosova.tv.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Pas disa përpjekjeve, Paynter u nxor nga uji dhe u vendos në shkëmbinjtë aty pranë, ndërsa në vendngjarje u thirr edhe një helikopter i ndihmës së shpejtë. Megjithatë, pavarësisht përpjekjeve të ekipeve emergjente, ai nuk mundi të rikthehej në jetë. Sipas ekzaminimit paraprak mjekësor të kryer në Spanjë, shkaku i vdekjes së tij ishte përcaktuar si asfiksi.

Paynter, i cili kishte lindur në Zelandën e Re, punonte si menaxher i lartë financiar dhe pas vetes la një vajzë shtatëvjeçare. Ai u përshkrua nga familjarët, miqtë dhe ish-kolegët si një njeri i dashur, bujar dhe një baba i jashtëzakonshëm.

Burimi: Bota Sot