Ministri francez për Evropën arrin në Prishtinë

0%

Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, ka pritur sot në takim ministrin e Deleguar për Evropën të Francës, Benjamin Haddad. Takimi po zhvillohet në ambientet e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, ku dy zyrtarët pritet të diskutojnë për bashkëpunimin dypalësh, zhvillimet rajonale dhe proceset eurointegruese.

Pas përfundimit të takimit, është paralajmëruar një konferencë e përbashkët për media, ku Konjufca dhe Haddad do të shpalosin detaje nga bisedimet dhe qëndrimet e delegacioneve të Kosovës dhe Francës. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com