Detaje tronditëse nga tragjedia në Roskovec/ Rozalina Plaku: Isha

0%

Rozalina Plaka, prindërit e së cilës u vranë të premten nga ish-i fejuari i saj, Refit Nertil Buzi, do të rimerret në pyetje nga prokurorët e çështjes. Kjo sepse dëshmia e saj e parë në polici, nisur nga rrethanat e pengmarrjes së saj nga ish-i fejuari, ishte e paplotë.

Burime pranë familjes Plaka thanë se 25-vjeçarja ka rrëfyer se ishte në gjumë kur ndodhi vrasja e babait të saj dhe plagosja për vdekje e nënës.

Ajo deklaroi se është zgjuar pasi ka dëgjuar krismat e armës dhe, kur ka dalë nga dhoma, ka parë babanë të shtrirë përtokë, ndërkohë që ish-i fejuari e ka marrë me forcë, duke e kërcënuar me armë, dhe e ka futur në makinë, për t’u larguar më pas drejt kodrave të Kurjanit.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Ndërkohë, Prokuroria po vazhdon hetimet, të cilat përfshijnë jo vetëm rrethanat e ngjarjes së rëndë, por edhe një akuzë për “mashtrim”, që rëndonte mbi 35-vjeçarin.

Prokurori Kristi Jorgji, i cili mori pjesë në bisedimet me 35-vjeçarin Buzi për ta bindur të dorëzohej, është edhe prokuror i një çështjeje të ngritur për veprën penale të “mashtrimit”, bazuar në kallëzimin e disa shtetasve kundër Buzit. Burime bëjnë me dije se Buzi ka kryer tregti perimesh, duke u premtuar disa fermerëve shitjen e prodhimeve bujqësore në tregjet evropiane.

Por disa shtetas e kallëzuan penalisht për mashtrim, pasi nuk u kishte dhënë paratë e mallit që u kishte marrë për eksport. Buzi ishte në masë sigurie “arrest në shtëpi”, i akuzuar për përndjekje nga ish-e fejuara Rozalina Plaka.

Dy vjet më parë, gjatë kohës që ndodhej emigrant në Angli, 35-vjeçari Buzi pretendoi se ishte marrë peng nga disa bashkatdhetarë, të cilët kërkuan një sasi të konsiderueshme parash për ta lënë të lirë. Të premten e 24 korrikut vrau veten në sy të dhjetëra forcave policore, pasi kishte vrarë më herët prindërit e ish-të fejuarës dhe mbajti peng këtë të fundit për katër orë.

Ai nuk u bind të dorëzohej, megjithë përpjekjet e prokurorit Jorgji. Ky i fundit, sipas burimeve nga efektivët që qëndruan për 10 orë pranë 35-vjeçarit të armatosur, nuk i tregoi se ish-vjehrri kishte ndërruar jetë, por se ai dhe bashkëshortja ishin të plagosur dhe ndodheshin në spital. Por 35-vjeçari ndiqte lajmet nëpërmjet telefonit.

Rreth orës , Buzi ishte pothuajse gati të dorëzohej, por përpara se ta bënte këtë, mësohet t’i ketë thënë prokurorit: “Prit se do shoh lajmet e orës ”. Pasi dëgjoi se ish-vjehrri kishte ndërruar jetë, 35-vjeçari refuzoi sërish të dorëzonte armën. Rreth një orë më vonë qëlloi veten për vdekje me të.

Burimi: Bota Sot