Dezinformimi/ Rama: Sot, manipulimi udhëton me shpejtësinë e

0%

“Jemi këtu për shkak të një ndërthurjeje mjaft shqetësuese të momentit ku jetojmë, gjeografisë ku bëjmë pjesë dhe trysnisë gërryer, që ndodh në institucionet tona çdo ditë. Ka të bëjë me algoritmet, platformat digjitale. Ka të bëjë me diçka shumë thelbësore. Ka të bëjë me demokracinë, besimin e publikut. Sot duhet të mbrojmë diçka jo të dukshme, por vitale.

Fuqia nuk matet vetëm me madhësinë e një ushtrie. Fuqia matet edhe me diçka tjetër, me aftësinë për të tjetërsuar perceptimin, për t’i kthyer ndasitë sociale në armë. Historia na ka mësuar diçka, lidhur me atë që duhet të përballemi sot. Kemi ardhur në një moment, ku e kemi humbur tërësisht duke pranuar lirinë e shpërndarjes si zgjatim të lirisë së fjalës.

Manipulimi dhe ndërhyrja e jashtme mbërrin si përmbajtje e përditshme, si trend viral, si një link që çohet në një grup whastapp. Floet gjuhën tonë dhe shënjestron debatet tona të hapura. Sot, manipulimi udhëton me shpejtësinë e algoritmit, e fuqizuar nga inteligjenca artificiale. Nuk duhet më ushtri për të destabilizuar një vend”, theksoi ai.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot