Nis takimi i Konjufcës me ministrin francez Benjamin Haddad

0%

Ka nisur takimi ndërmjet ministrit në detyrë të Punëve të Jashtme të Kosovës, Glauk Konjufca dhe ministrit të Deleguar për Evropën të Francës, Benjamin Haddad. Në takim, Haddad shoqërohet nga ambasadori i Francës në Kosovë, Olivier Guerot.

Pas përfundimit të takimit, Konjufca dhe Haddad pritet të mbajnë një konferencë të përbashkët për media, ku do të flasin për temat e diskutuara dhe bashkëpunimin ndërmjet Kosovës dhe Francës.

Burimi: Telegrafi