Një vjedhje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e së dielës në Bernicë të Epërme, ku pronari i një shtëpie u përball me dy persona të maskuar sapo u kthye në banesën e tij. Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se viktimë e rastit është S. Sh, 43 vjeçar.
Sipas informacioneve, ngjarja ka ndodhur në rrugën “Fatime Krasniqi”, ku rreth orës , pronari është kthyer në shtëpi dhe, sapo ka hyrë brenda, ka vërejtur dy persona të maskuar, të cilët dyshohet se kishin kryer vjedhjen. Autorët kanë arritur të largohen duke dalë përmes një dritareje, pasi paraprakisht kishin dëmtuar roletat e saj, ndërsa janë zhdukur në drejtim të panjohur.
Sipas deklarimit të ankuesit, nga shtëpia janë vjedhur ari dhe para të gatshme, ndërsa dëmi i përgjithshëm vlerësohet të jetë rreth 35 mijë euro. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore, ndërsa me urdhër të Prokurorit Kujdestar është iniciuar rasti si “Vjedhje e rëndë”. Policia ka nisur hetimet për identifikimin dhe arrestimin e autorëve, të cilët vazhdojnë të jenë në arrati.
