Zjarret në Francë e Spanjë, evakuohen mbi 375 mijë persona

0%

Shpërndaje në: Autoritetet në Francë po luftojnë për të vënë nën kontroll një zjarr të madh pyjor pranë Bordosë, ndërsa parashikimet për një valë tjetër të nxehti po kërcënojnë ta përkeqësojnë krizën. Kryeministri i Spanjës, Pedro Sánchez, ka paralajmëruar se Spanja dhe Gadishulli Iberik po i vuajnë pasojat e krizës klimatike, r aporton The Guardian.

Era e fortë të shtunën në mbrëmje ka penguar përpjekjet për shuarjen e zjarrit në rajonin Gironde, në jugperëndim të Francës. Zjarri ka përfshirë një sipërfaqe katër herë më të madhe se Parisi dhe ka detyruar afro 220,000 njerëz të evakuohen.

Në Spanjë, zjarret në perëndim të Madridit po viheshin gradualisht nën kontroll, por Sanchez të dielën ka thënëë se vendi po kalonte “orë të vështira”. Parashikuesit e motit kanë thënë se një valë tjetër e të nxehtit mund të godasë Francën duke filluar nga e marta, me temperatura që në disa zona mund të arrijnë deri në 40°C.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Zjarret pyjore kanë detyruar rreth 375,000 njerëz të largohen nga shtëpitë e tyre në Francë dhe Spanjë. Në Francë, gati 260,000 persona janë detyruar të evakuohen, ndërsa në Spanjën fqinje 116,000 njerëz janë evakuuar vetëm gjatë javës që shkoi.

Burimi: Koha