Mateo Borri dhe Brikena Selmani shfaqen bashkë në pushime, shtojnë

0%

Mateo Borri dhe Brikena Selmani duket se po vazhdojnë lidhjen e tyre edhe pas përfundimit të aventurës në Big Brother VIP Albania 5, duke u shfaqur së bashku gjatë pushimeve verore në jug të Shqipërisë. Dyshja kanë ndarë me ndjekësit momente nga pushimet, ku shihen duke kaluar kohë në shoqërinë e njëri-tjetrit.

Publikimi ka tërhequr menjëherë vëmendjen e fansave, të cilët e kanë interpretuar si një konfirmim se marrëdhënia e tyre po vazhdon edhe jashtë kamerave. Në një prej postimeve, Mateo e ka shoqëruar fotografinë me mbishkrimin e shkurtër “Jetë”, duke nxitur reagime dhe komente të shumta në rrjetet sociale.

Mateo dhe Brikena krijuan afrimitet gjatë qëndrimit në shtëpinë e Big Brother VIP Albania 5, ku raporti i tyre u kthye në një nga historitë më tëkomentuara të edicionit.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Megjithëse asnjëri prej tyre nuk ka bërë një deklaratë të gjatë për statusin e marrëdhënies, paraqitjet e përbashkëta dhe publikimet e fundit kanë shtuar bindjen e ndjekësve se romanca e tyre po vazhdon edhe pas përfundimit të spektaklit. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com