Van der Poel fiton etapën e fundit

0%

Mathieu van der Poel fitoi etapën e 21-të dhe të fundit të Tour de France 2026, ndërsa Tadej Pogaçar vulosi triumfin e përgjithshëm, duke fituar për herë të pestë garën më prestigjioze të çiklizmit botëror dhe duke barazuar rekordin historik të Jacques Anquetil, Eddy Merckx, Bernard Hinault dhe Miguel Indurain.

Etapa finale, e zhvilluar në Paris mbi një itinerar të shkurtuar prej 88.7 kilometrash për shkak të zjarreve në Francë, dhuroi spektakël. Pogaçar sulmoi disa herë në ngjitjen e Côte de la Butte Montmartre, ndërsa vetëm Van der Poel arriti ta ndiqte ritmin e kampionit slloven. Pas ngjitjes së fundit, dyshja krijoi epërsi ndaj grupit kryesor.

Megjithatë, 600 metra para vijës së finishit, Van der Poel u shkëput i vetëm dhe arriti ta ruajë avantazhin minimal ndaj sprinterëve. Në vendin e dytë u rendit bashkëlojtari i tij Jasper Philipsen, ndërsa i treti përfundoi danezi Mads Pedersen, i cili njëkohësisht fitoi fanellën e gjelbër si fitues i renditjes me pikë.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Pogaçar e mbylli etapën në vendin e 30-të, por kjo nuk ndikoi në suksesin e tij të madh. Ai fitoi Tour de France për të pestën herë në karrierë, pas triumfeve në vitet 2020, 2021, 2024 dhe 2025.

Çiklisti ekuadorian Richard Carapaz fitoi fanellën me pika si mbreti i maleve dhe u shpall çiklisti më luftarak i garës, ndërsa meksikani Isaac Del Toro, i treti në renditjen e përgjithshme, fitoi fanellën e bardhë si çiklisti më i mirë i ri. Titulli i bashkëlojtarit më të mirë të edicionit i takoi kampionit amerikan Quinn Simmons.

Burimi: Bota Sot