Juventus ka shfaqur interesim konkret për mbrojtësin e njohur anglez, John Stones. Klubi bardhezi nisur kontaktet e para për të parë mundësinë e një marrëveshjeje dhe për të parandaluar konkurrencën nga klubet e tjera. Pas një eksperience dhjetëvjeçare me Manchester City, mbrojtësi është aktualisht lojtar i lire dhe në pritje për të gjetur një ekip të ri për të vazhduar karrierën.
Për shërbimet e 32-vjeçarit janë në garë 2-3 klube të Premier League, si dhe Interi të cilët nuk ka ndërmarrë ende hapa konkretë për ta mbyllur marrëveshjen.
