Një vatër zjarri ka rënë pasditen e sotme në kodrat e fshatit Peshtan, në Fier, duke përfshirë një sipërfaqe me shkurre dhe lisa. Menjëherë pas marrjes së njoftimit, forcat zjarrfikëse të Fierit kanë ndërhyrë në terren. Duke bërë të mundur shuarjen e flakëve dhe vënien e zjarrit nën kontroll. Shkaqet e rënies së zjarrit mbeten ende të paqarta.
Burimi:
Bota Sot
