Interi e mbylli fazën përgatitore në Gjermani me një fitore 2-1 ndaj Karlsruher në ndeshjen e parë miqësore të verës. Skuadra e drejtuar nga Cristian Chivu e pa veten në disavantazh në minutën e 50-të, kur Tim Civeja realizoi për Karlsruher në debutimin e tij me klubin e Bundesligës 2. Mesfushori shqiptar shënoi me një goditje të saktë pranë shtyllës, duke kaluar vendasit në avantazh.
Interi reagoi në pjesën e dytë dhe krijoi disa raste me Pavard, Zielinski dhe Topalovic, por goli i barazimit erdhi vetëm në kohën shtesë. Protagonisti absolut ishte Diouf, i cili realizoi dy gola në minutat 91 dhe 94, duke përmbysur rezultatin në favor të zikaltërve.
Miqësorja shërbeu si testi i parë veror për skuadrën italiane, në pritje të rikthimit të lojtarëve që munguan pas Botërorit.
