Shkëndija e nis sezonin me fitore bindëse

0%

Shkëndija e Tetovës e ka nisur me fitore sezonin e ri në Ligën e Parë të Maqedonisë së Veriut, duke triumfuar me rezultat të pastër 3:0 ndaj Skopjes. Skuadra tetovare dominoi takimin që nga minuta e parë dhe kaloi në epërsi në minutën e 17-të, kur Nzenge përfitoi nga një rrëmujë në zonë dhe, me ndihmën e një devijimi nga mbrojtja kundërshtare, e dërgoi topin në rrjetë.

Goli i dytë erdhi në minutën e 66-të. Tamba pati fat, pasi topi u përplas fillimisht në shtyllë e më pas në shpinën e portierit Naumovski, për të përfunduar në portë. Vetëm nëntë minuta më vonë, Rafa Silva vulosi fitoren 3:0, pasi u asistua nga Spahiu dhe realizoi me një goditje të saktë në këndin e poshtëm. Pak më vonë, i njëjti lojtar goditi edhe shtyllën.

Shkëndija pati mundësi ta bënte fitoren edhe më të thellë, por Besart Ibraimi humbi një penallti në minutat shtesë, pasi goditja e tij u prit nga portieri Naumovski. Me këtë fitore bindëse, Shkëndija dërgon një sinjal të qartë se synon të luftojë për titullin kampion edhe në këtë edicion.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot