Tadej Pogaçar e ka mbyllur në mënyrë triumfuese edicionin e 113-të të ‘Tour de France 2026’, duke fituar për herë të pestë garën më prestigjioze të çiklizmit botëror dhe duke u barazuar me legjendat Jacques Anquetil, Eddy Merckx, Bernard Hinault dhe Miguel Indurain.
Etapa e fundit në Paris u zhvillua në një itinerar të shkurtuar prej vetëm 89 kilometrash për shkak të zjarreve të mëdha që kanë goditur rajonin francez të Girondës. Slloveni i UAE Team Emirates XRG e ruajti pa vështirësi fanellën e verdhë, duke festuar suksesin e radhës të një karriere tashmë historike.
Në renditjen përfundimtare, Pogaçar triumfoi me kohën totale 73 orë, 56 minuta e 26 sekonda, duke lënë pas belgun Remco Evenepoel me 6 minuta e 26 sekonda diferencë. Podiumi u kompletua nga meksikani Isaac Del Toro, i cili përfundoi 9 minuta e 42 sekonda prapa fituesit. Renditja e përgjithshme 1. Tadej Pogaçar (UAE Team Emirates XRG) 73h 56′ 26” 2.
Remco Evenepoel (Red Bull – Bora – Hansgrohe) + 00h 06′ 26” 3. Isaac Del Toro (UAE Team Emirates XRG) + 00h 09′ 42” 4. Paul Seixas (Decathlon CMA CGM Team) + 00h 11′ 56” 5. Lenny Martinez (Bahrain Victorious) + 00h 13′ 02” 6. Mattias Skjelmose (LIDL-TREK) + 00h 14′ 59” 7. Juan Ayuso (LIDL-TREK) + 00h 17′ 48” 8. Richard Carapaz (EF Education – Easypost) + 00h 20′ 00” 9.
Tom Pidcock (Pinarello-Q36.5 Pro Cycling Team) + 00h 29′ 28” 10 .Jordan Jegat (Totalenergies) + 00h 33′ 21”
