Jasir Asani konfirmoi sot rikthimin tek Esteghalr. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare publikoi një mesazh përmes rrjeteve sociale. Kaq ka mjaftuar që mijëra tifozë të Esteghlal të shpërthenin me komente. Rreth 17 mijë e 700 komente janë regjistrua vetëm te postimi në fjalë. Esteghlal gëzon shumë mbështetje në Iran.
Tifozët nuk e kishin pritur mirë lajmin për largimin e Asanit, ndërsa ky i fundit u kthye pasi situata u rregullua. Sulmuesi shqiptar ka edhe një vit të mbetur kontratë. Nga edicioni i kaluar ka kujtimin e 13 golave dhe 4 asistimeve, para se kampionati të ndërpritej në muajin shkurt.
