Partizani ka mposhtur Skënderbeun me rezultatin 2-0. Miqësorja u luajt në stadiumin “Gjorgji Kyçyku” të Pogradecit. Fillimisht ishte kapiteni Xhuliano Skuka që dërgoi topin në rrjetë, pikërisht nga penalltia e minutës së 37-të. Skuka po mbante numrin 34, që më parë i përkiste Saliu Sembene.
Ky i fundit është larguar nga Partizani pas përfundimit të kontratës, ndërsa edhe pse kishte premtuar rikthimin diçka e tillë nuk po ndodh. Rezultatin e vulosi Rouen Hjumen përballë ekipit të Julian Ahmatajt. Mesfushori i kryeqytetasve shënoi për rezultatin 2:0 në minutën e 81-të. Kjo ishte fitorja e parë për trajnerin Bratu në krye të “demave”.
Kujtojmë se në ndeshjen e kaluar ishte Besa që fitoi 2:1.
