E pakuptimtë, nuk ka dyshime për Musialën te Bajerni

0%

A mund ta huazojë Bajerni Jamal Musialën te Gallatasaraji? Duket se nuk ka asnjë të vërtetë pas këtyre spekulimeve të bujshme. “Kjo është absolutisht e pakuptimtë, sigurisht,” thuhet në podkastin e Bild. Me fjalë të tjera: Musiala nuk do të transferohet te Gallatasaraji.

Musiala është pjesë e rëndësishme e planeve të Bajernit në Mynih. 23 vjeçari ka një kontratë afatgjatë me klubin deri në vitin 2030. Klubi bavarez shpreson që ylli të rikthehet në formën e tij më të mirë sezonin e ardhshëm. Sipas “Kicker”, numri 10 i Bajernit do të nis stërvitjen individuale në Mhynih më 31 korrik.

Për këtë arsye, Musiala nuk do të udhëtojë me skuadrën bavareze në turneun aziatik (nga 1 deri më 8 gusht). Bajerni do ta nis sezonin zyrtar më 22 gusht me një ndeshje në transfertë ndaj Borusia Dortmundit.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot