Trajneri i Sunderlandit mbyll çdo spekulim: Granit Xhaka nuk largohet

0%

Trajneri i Sunderlandit, Regis Le Bris, ka folur për herë të parë këtë verë rreth së ardhmes së Granit Xhakës, duke i dhënë fund zërave për një largim të mundshëm të mesfushorit shqiptar. Tekniku francez ishte i prerë në deklaratën e tij, duke theksuar se çështja është e mbyllur dhe se Xhaka është plotësisht i përkushtuar ndaj klubit. “Kjo temë është e mbyllur.

Graniti ka qenë shumë i qartë për të ardhmen e tij. Ai e do Sunderlandin, dëshiron të qëndrojë këtu dhe të ndërtojë të ardhmen e klubit. Është një kapiten i shkëlqyer dhe një lider i madh,” deklaroi Le Bris.

Me këtë deklaratë, trajneri i Sunderlandit ka shuar spekulimet që kanë qarkulluar gjatë merkatos së verës, duke konfirmuar se Granit Xhaka mbetet një nga figurat kyçe të projektit të klubit.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot