Mirlind Daku e nis me gol sezonin e ri, sulmuesi vazhdon të jetë

0%

Mirlind Daku e ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme edicionin e ri në elitën e futbollit rus. Sulmuesi kosovar gjeti rrjetën që në paraqitjen e parë të sezonit me Rubin Kazan, duke shënuar golin e epërsisë ndaj Krasnodar, nënkampionit rus. Daku realizoi për 1-0 në minutën e 12-të të takimit, duke treguar edhe një herë rëndësinë që ka në repartin ofensiv të skuadrës nga Kazani.

Ai pranoi një top jashtë zonës, mes dy mbrojtësve, duke e udhëhequr bukur, pastaj duke e dërguar në rrjetë. ⚽️🇦🇱 Goli i Mirlind Daku ndaj Krasnodar Ai ka shenuar gol vetem pas 12 minutave të sezonit të ri Staver ➡️ Daku ➡️ ⚽️ pic.twitter.com/NP0pzK02sD — AlbanianScout (@albanianscout) July 26, 2026 Reprezentuesi kosovar ishte një prej lojtarëve më të rëndësishëm të Rubin Kazanit edhe sezonin e kaluar.

Ai realizoi 10 gola në kampionat, por një lëndim e detyroi të mungojë në periudhën më të rëndësishme të sezonit, duke ia ndërprerë një ecuri shumë të mirë. Megjithatë, rikthimi i tij ka sjellë sinjale pozitive dhe goli në startin e edicionit të ri tregon se Daku synon të jetë përsëri një nga figurat kryesore të Rubin Kazanit dhe një prej sulmuesve më të rrezikshëm në kampionatin rus.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Në këtë përballje, përveç Dakut, nga minuta e parë për Rubin Kazanin u paraqitën edhe futbollistët kosovarë Nazmi Gripshi dhe Veldin Hoxha. Ndërkohë, Dardan Shabanhaxhaj nuk ishte pjesë e skuadrës për këtë takim.

Burimi: Telegrafi