Fillimi i javës me reshje shiu e breshër, nga e mërkura rritje të

0%

Shpërndaje në: Java e ardhshme në Kosovë do të nisë me mot më të paqëndrueshëm, ndërsa nga dita e enjte temperaturat do të nisin të rriten. Të premten temperatura maksimale do të arrijë deri 38 gradë celsius, ka njoftuar Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.

Të hënën moti do të jetë me diell e vranësira që do të zhvillohen lokalisht duke sjellë mundësi për reshje shiu, shkarkime rrufesh e në disa zona edhe breshër. Temperaturat minimale do të sillen mes 13-15 gradë celsius, e maksimalet mes 26-30 gradë.

Të martën moti do të jetë me diell e vranësira të shpërndara, ndërsa të mërkurën do të jetë me diell dhe stabil e do të shënohen rritje të temperaturave. Temperatura maksimale të mërkurën do të arrijë deri në 33 gradë. Të enjten e të premten do të vazhdojë rritja e temperaturave.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Temperatura maksimale të enjten do të arrijë deri 36 gradë celsius, ndërsa të premten moti do të jetë me temperatura të larta në shumicën e territorit. Temperatura maksimale do të arrijë deri 38 gradë celsius.

“Gjatë ditëve të para të periudhës, kushtet biometeorologjike do të jenë kryesisht të mira, me mundësi për shqetësime të përkohshme gjatë reshjeve dhe ndryshimeve të shpejta atmosferike. Nga e enjtja dhe e premtja, për shkak të temperaturave të larta, pritet ngarkesë më e shtuar termike, veçanërisht në orët e mesditës dhe pasdites.

Rekomandohet shmangia e ekspozimit të gjatë në diell dhe konsumimi i mjaftueshëm i lëngjeve. Indeksi UV pritet të jetë i lartë deri shumë i lartë gjatë ditëve me kthjellime. Rekomandohet mbrojtje nga rrezatimi diellor, përdorimi i kremrave mbrojtës dhe shmangia e ekspozimit nga ora –”, ka njoftuar IHMK.

“Reshjet e mundshme në fillim të periudhës do të jenë të dobishme për kulturat bujqësore, por mund të jenë të shoqëruara me rrezik lokal nga breshëri dhe erërat e forta. Rritja e temperaturave nga mesi i javës do të rrisë kërkesën për ujë te kulturat bujqësore, veçanërisht te misri, perimet dhe pemishtet. Rekomandohet ujitje gjatë orëve të freskëta të ditës, kryesisht herët në mëngjes”.

Burimi: Koha